Rama mesazh Brukselit: Ballkani Perëndimor është një vend strategjik, dhe ju duhet ta merrni seriozisht këtë
Kryeministri Edi Rama nga Brukseli, teksa mori pjesë në një konferencë të përbashkët me homologun e Malit të Zi, Milojko Spajic dhe Presidentit të Komitetit Europian për Ekonominë dhe Çështjet Sociale, Oliver Ropke, u ndal te çështja e integrimit.
Ai tha se Bashkimi Europain dhe Ballkani Perëndimor duhet të gjejnë një mundësi për rrugëtimin e këtyre vendeve drejt BE-së.
"Ky është një lajm i mirë i ardhur nga organizëm shembulloj i kompleksit të institucioneve si komiteti i Ekonomisë që vendosi të marrë hapa të guximshëm duke u dhënë të gjitha vendeve kandidate mundësinë të jenë pjesë e komunitetit që përbëhet nga shtete anëtare. Ky është shembulli i parë të shkëlqyer se si duhet të parashohim të ardhmen e afërt dhe se duhet të biem dakord me miqtë tanë në BE mbi qasjet e ndryshme për t’i bërë gjërat bashkë dukë na lejuar të jemi pjesë e hapësirave të dialogut, ndërveprimit e bashkëpunimit që kjo organizatë ofron për anëtarë.
Duke pasur vendet tona në Komitet në kuptimin e plotë pa të drejtë vote është ajo që duhet të ndodhë në të ardhmen e afërt për Ballkanin perëndimor që duhet të gjejë rrugën që rrugëtimi drejt anëtarësimit duhet të jetë rrugëtim bashkëpunimi dhe ndërveprimi organik që duhet të ofrohet nga BE.
Besoj se është koha që BE të kuptojë se vendet kandidatë të Ballkanit perëndimor nuk janë mjaftueshëm të pjekura por janë në një situatë ku meritojnë të përqafohen e të sillen më pranë pa qenë domosdoshmërisht anëtar me të drejta të plota sic është qëllimi fundor i procesit.
Besoj fort se ajo cka po ndodh këtu, duhet të ndodhë në Parlamentin e BE, dhe në Këshillin Europian. Kjo është e vetmja rrugë për të qetësuar të gjithë shpirtrat dhe për të injektuar një energji të mirë lidhur me të ardhmen mjaft konkrete. Do të rrezikojmë që t’i hyjmë një rruge që nuk mbaron kurrë”, tha ai.
Kryeministri Rama nga Brukseli tha se BE po kupton më në fund rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor.
Sipas Ramës, kjo ndodhi vetëm pasi Putini goditi Ukrainën, ndërsa theksoi se nuk duhet pritur ndonjë agresion tjetër për t’i dhënë përparësi Ballkanit Perëndimor.
"Së fundi po shohim që BE është shumë më i vetëdijshëm në vepra, jo vetëm në fjalë për rëndësinë strategjike të BB. E trishtë që duhej Vladimir Putin që të ndodhte kjo gjë.
Besoj se ne tashmë duhet të ruajmë ritmin duke ecur me hapa të guximshëm e të mos presim një katastrofë tjetër që të kujtojë Brukselin sa i rëndësishëm është BP për BE. BE është i rëndësishme për ne por të gjithë në BE duhet të kuptojnë që po kaq rëndësi ka BP për BE-në", u shpreh Rama.
Zgjerimi i BE-së

Presidenti i Komitetit Europian për Ekonominë dhe Çështjet Sociale, Oliver Ropke, në një konferencë në Bruksel foli në lidhje me zgjerimin e BE.
“Gjatë viteve të fundit kontesti gjeopolitik ka ndryshuar në mënyrë drastike.Në nismat kemi përfshirë të gjitha vendet kandidate, përfshirë edhe Shqipëria.
Duhet të angazhohemi se edhe pse anëtarësimi duhet bazuar në meritë, ka shumë gjëra që mund të bëjmë për të forcuar shoqërinë civile Po nisim një fazë të re pasi kjo nismë do të nisë.
Jam i bindur që mund të sillni nisma dhe pikëpamje të reja. Nuk është vetëm një drejtim njëkahësh, ndaj vendosëm të çelnim dyert për të përfshirë përfaqësuesit tuaj në punën tonë. Reagimi për vendet në zgjerim ishte mbresëlënës, më shumë se 600 aplikime”, tha ai.



