15 minuta seancë/ Socialistët miratojnë ligjet dhe atë të basteve, opozita i fryn bilbilave

Ka nisur seanca e sotme plenare. Edhe pse disi më e qetë se seancat e fundit, sërish deputetë të opozitës janë ngritur në këmbë duke u mbledhur tel foltorja e Kuvendit.

Deputetët e opozitës kanë përdorur bilbila dhe zhurmues ndërkohë që mbajnë në duar pankarta ku lexohet “Vrasësi demokracisë” “Vrasës i pluralizmit”.

Nga ana tjetër deputeti i Bashës, Arbi Agalliu kërkoi interpelancën urgjente me kryeministrin Edi Rama në emër të opozitës, dhe jo që në vend të tij të përgjigjej Elisa Spiropali, si përfaqësuese në seancë e kreut të qeverisë.

“Rama të mos fshihet pas Elisës dhe Blinkenit”, tha Agalliu.

Pas kësaj Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka lexuar rendin e ditës, duke kaluar për votim projektligjet e parashikuara për sot , përfshi dhe draftin për bastet.