Blinken në Shqipëri, Kotorri: Është një vizitë rutinë, nuk është çudi që nuk do takohet me opozitën
Pedagogu, Brenton Kotorri i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se vizita e Blinken në Shqipëri është një vizitë rutinë dhe se nuk pritet ndonjë gjë e jashtëzakonshme.
Kotorri: Servilizmi gjithmonë i tillë është. Nuk ndodh kjo që të vënë në mes të Brukselit foton e Blinkenit apo në mes po të doni edhe të Sudanit.
Është një vizitë rutinë, nuk pritet ndonjë gjë e jashtëzakonshme.
Sepse pikërisht ai nuk vjen për të zgjidhur asgjë politike tonën.
Vjen sepse në fakt edhe i ka ardhur radha Shqipërisë që të vizitohej nga një Sekretar amerikan i Shtetit.
Nuk më duket se ka një çudi që nuk takohet me opozitën. Nga ana tjetër cilën opozitë të takoj.
Të takoj atë personi që e ka shpallur me dorën e vet non grata apo të takoj një person që është inekzistent në opozitë.
