Bala: Vizita e Blinken vjen edhe për tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë
Analisti, Alban Bala i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se vizita e Blinken vjen për një situatë rajonale që ka lidhje me Serbinë dhe Kosovën duke marrë parasysh edhe tensionet e fundit në Kosovë me vendimin për dinarin.
Bala: Vizita e Blinken nuk është një vizitë thjesht në mbështetje të Ramës apo të administratës shqiptare.
Është një vizitë që praktikisht që vjen për gjëra shumë më serioze.
Vjen për një situatë që ne e kemi të dera dhe që është rajonale dhe që ka lidhje me Serbinë dhe Kosovën.
Vecmas duke pasur parasysh zhvillimet më të fundit, dhe tensionet e prodhuara tashmë në Kosovë me vendimin për dinarin.
Apo me atë që unë do ta mbiquaja ndoshta dështim të politikës perëndimore në raport me Serbinë.
Përpjekja për të larguar Serbinë nga prehëri Rus deri tani nuk ka rezultuar e sukseshme.
