"Luftë" në Kuvend/ As Blinken nuk i qetëson gjakrat mes palëve
Ditën e sotme në Kuvend rikthehet për votim Projektligj ‘Për lojërat e fatit’, draft i tërhequr nga vetë socialistët në seancën e 8 shkurtit. Mazhoranca e tërhoqi pa shpjegime ligjin për rikthimin e basteve dhe nuk përcaktoi një datë të re për votim.
Në seancën e 15 shkurtit është parashikuar edhe një interpelancë me Kryeministrin Edi Rama e kërkuar nga disa deputetë të PD për çështjen Ahmetaj dhe akuzat për incerenatorët.

Pikë kjo e cila pritet të mos realizohet nisur nga takimet e kreu të ekzekutivit në kuadër të vizitës së Sekretarit Antony Blinken në Tiranë.
Për votim shkojnë edhe p/ligj për festat zyrtare, organika e INSTAT, si dhe miratimi i strukturës dhe pagat për punonjësit e KQZ.

Opozita shkaktoi kaos me vezë dhe miell jashtë dhe brenda dyerve të sallës në 8 shkurt. Për pasojë Edi Paloka u përjashtua me 40 ditë për djegien e librit të rregullores dhe 20 ditë Petrit Dodën që u përplas me Gardën.

Pak minuta para nisjes së seancës, në ambientet e Kuvendit është mbledhur dhe grupi parlamentar demokrat, së bashku me deputetët Emilia Koliqi dhe Ferdinand Xhaferri, të cilët munguan në mbledhjen e parë.
Ditën e sotme janë të përjashtuar nga Kuvendi 7 deputetë problemetikë nga radhët e opozitës, të cilët nuk do të mund të futen në Kuvend, çka mendohet se do të ketë dhe situatë më të qetë në oborrin e Kuvendit.

