DETAJET NGA ARRESTIMI/ Ibrahim Lici është vetëdorëzuar tri ditë më parë dhe ka kërkuar azil politik në Turqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Shkurt 2024, 09:01
Është ndaluar në Turqi Ibrahim Lici, personi i akuzuar për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër.
Lici ishte shpallur në kërkim, ndërsa besohet se ndalimi i tij është kryer tri ditë më parë pas procedurës së vetëdorëzimit ku ka kërkuar Azil Politik, me pretendimin se në Shqipëri i rrezikohet jeta nga grupet kriminale Shqiptare.
Lici ka dorëzuar biseda të aplikacionit Sky ku grupet kriminale flasin për përndjekjen dhe planet me qëllim vrasjen e tij, shokëve dhe familjes së tij.
Nisur nga këto prova, mësohet se Lici ka shfaqur dëshirën që të vijë në Shqipëri dhe të përballet personalisht me akuzat për vrasjen e Mustafës, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2021, në lagjen Guerrile, Shkodër.


