EMRI/ Shtypet nga kamioni i tonazhit të rëndë, ndërron jetë në vendin e punës 38-vjeçari nga Kruja
Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur paraditen e sotme pranë një guroreje në Krujë.
Punëtori i një guroreje, Lulzim Balla rreth 38 vjeç nga Fushë-Kruja është shtypur nga një kamion i tonazhit të lartë në vendin e punës.
Mësohet se punëtori është ndjerë keq dhe është rrëzuar përpara një kamioni të tonazhit te lartë që ka qenë duke ecur.
Dhe pse i aksidentuari është dërguar me urgjencë në spitalin e Krujës si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.
Njoftimi i policise:
Krujë
Më datë 14.02.2024, në ambientet e një pike grumbullimi mjetesh (automjete/mjete pune), shtetasi B. L., duke drejtuar një mjet trajler, ka dëmtuar shtetasin J. B., 37 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë.
Shtetasi B. L., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
