EMRAT+PAMJET/ Policia zbardh dinamikën e vrasjes me thikë në Durrës, shpallet në kërkim autori
Një person është plagosur me thikë në Durrës dhe si pasojë e godtjes në kokë me thikë më pas ka vdekur në spital.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes shtetasve të identifikuar si Ilir Koçilja që është dhe autori i vrasjes së 40-vjeçarit Halil Koka.
Ndërsa policia ndodhet në vendngjarje. Raportohet se blutë kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.
Njoftimi i Policisë Durrës

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij.
Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e shtetasit I. K.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

