Plagoset një efektiv policie në Lezhë gjatë konfrontimit me persona të sëmurë mendorë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Shkurt 2024, 15:01
Një efektiv policie ka mbetur i lënduar në fshatin Rrile te Lezhës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pasi policia ka ndërhyrë për neutralizimin e një familje me persona të sëmure mendor.
Blutë kishin shkuar në mbështetje të institucioneve lokale për neutralizimin e një familje me persona të sëmurë mendor dhe janë hasur në rezistencën dhe dhunën e tyre.
Të sëmurët janë dërguar në psikiatrinë e Shkodrës, ndërsa polici po merr mjekim në urgjencën e Lezhës.