Në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, arrestohet në Turqi, Ibrahim Lici

Autoritetet turke kanë arritur të vënë në pranga një nga persona më të rrezikshëm në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Ibrahim Licin, një nga personazhet kryesorë të cituar në dosjen e përgjimeve franceze “Metamorfoza”, dhe që ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës.

Pak kohë më parë autoritetet turke kanë kërkuar dosjen hetimore të Ibrahim Licit, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, pas informacioneve që kanë marrë se Lici fshihet në Turqi.

Pala shqiptare dhe ajo turke kanë shkëmbyer informacionet që kanë për të kërkuarin, përfshirë këtu dhe zonat ku dyshohet se mund të fshihet Ibrahim Lici. I biri i drejtuesit të fisit Lici, Ibrahimi akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2021, në lagjen Guerrile, Shkodër.

Lici akuzohet edhe për vrasjen e vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilalin, ngjarje e ndodhur në mars të vitit 2019 në lagjen “Kiras”. Arsen Stojku dhe Mislim Rama janë arrestuar si bashkëpunëtorët e Ibrahim Licit, ndërsa ai vetë është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në kërkim për vrasjen e Endri Mustafës, arrestohet në
Ibrahim Lici

Gjatë veprimeve hetimore u bë sekuestrimi i një automjeti, tre aparateve telefonike celulare, të cilët janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së veprimeve të tyre.

Astrit Bilali është babai i Astmer Bilali, i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër.

Biznesmen i njohur kishte në pronësi të tij një resort hipizmi, pasion të cilin ja ka trashëguar edhe djalit të tij, Astmer Bilali.

DOSJA E VITIT