Ishte e pajisur me urdhër-mbrojtjeje, burri shkon në banesën e gruas, procedohet penalisht

Procedohet ditën e sotme një person në Korçë. Ku në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar në banesën e bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër-mbrojtjeje.

Njoftimi i Policisë: 

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Gj., banues në Korçë, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar në banesën e bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër-mbrojtjeje. Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.