Vrasja e 40-vjeçarit në Durrës, arrestohet autori i ngjarjes
Është arrestuar disa orë pas krimit, autori i vrasjes së Halil Kokës. Autrori mësohet se është Ilir Koçilja.
Viktima u plagos me thikë në Durrës dhe si pasojë e godtjes në kokë me thikë më pas ka vdekur në spital.
Ngjarja ndodhoi pas një sherri mes shtetasve të identifikuar si Ilir Koçilja dhe Halil Koka, ku 40-vjeçarit mbeti i vdekur.
Falë reagimit në kohë, kontrollit dhe ndjekjes së pandërprerë të Policisë, kapet dhe vihet në pranga autori i plagosjes me pasojë vdekjen e 46-vjeçarit. Sekuestrohet mjeti prerës (thikë) me të cilin dyshohet se u krye vrasja.
Shërbimet e DVP Durrës, pas identifikimit të autorit të ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme, në lagjen nr. 4, ku u godit me mjet prerës (thikë), shtetasi H. K., 46 vjeç, i cili si pasojë, humbi jetën gjatë transportimit në spital, vijuan kontrollet intensive në zonë, për lokalizimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat i kontrolleve, në lagjen nr. 11, Durrës, u kap nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi I. K., 35 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga sëmundje mendore.

