DOKUMENTET/ Dekretohen ambasadorët e rinj Begaj thërret në zyrë Hasanin: Diskutuam edhe për marrëveshjen për pensionet me Italinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2024, 09:26
Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm Igli Hasani.
Në një postim në rrjetet sociale, presidenti ka zbuluar se me kryediplomatin ka diskutuar në lidhje me situatën në rajon, për përmbylljen e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore me Italinë, si dhe dekretimin e ambasadorëve të rinj.
Postimi:
Mëngjes pune me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Igli Hasani, me të cilin diskutuam për situatën në rajonin tonë, për përmbylljen e Marrëveshjes së Sigurimeve Shoqërore me Italinë, si dhe dekretimin e ambasadorëve të rinj.
DEKRETET
Dhe pas këtij njoftimi të kreut të shtetit, Presidenca do të njoftonte dhe dekretimin e emrave të rinj në krye të ambasadave shqiptare.

