VIDEO/ Son shënon golin e fitores, teksa Koreja e Jugut mundi Australinë për të arritur në gjysmëfinalet e Kupës së Azisë
Son Heung-min shënoi një goditje dënimi mahnitëse në kohën shtesë, teksa Koreja e Jugut luftoi për të mposhtur Australinë 2-1 të dhe “prenotoi” një gjysmëfinale të Kupës së Azisë kundër Jordanisë.
Ishte një tjetër arratisje e mrekullueshme për koreanët, të cilëve u duhej një penallti në minutën e 96-të nga Hwang Hee-chan për të qëndruar gjallë pasi Australia kaloi në epërsi në pjesën e parë përmes Craig Goodwin. Ishte hera e katërt në pesë ndeshje që Koreja e Jugut e Jurgen Klinsmann shënon në minutat shtesë të pjesë së dytë.
Djaloshi i Tottenhamit, lojtari më i mirë i Azisë dhe kapiteni i Koresë së Jugut, nuk kishte lënë ende plotësisht gjurmën e tij në turne, por ai ia doli kur ishte e nevojshme. Fillimisht ai fitoi një penallti, kur Lewis Miller e rrëzoi atë në minutat shtesë në fund të kohës së rregullt, më pas “marshoi” për të ekzekutuar një goditje dënimi të shkëlqyer në minutën e 104-të.
Australia e përfundoi ndeshjen me 10 lojtarë pasi Aiden O’Neill u ndëshkua me karton të kuq për shkak të faullit ndaj Hwang në fund të periudhës së parë të kohës shtesë.
Koreanët kërkojnë të fitojnë Kupën e Azisë për herë të parë që nga viti 1960.

