“Rrëfimet” e Ahmetajt, Balliu: Pse nuk arrestohen pronarët e inceneratorëve dhe “arkitekti” Rama?

Pas intervistës së dhënë mbrëmjen e djeshme të Arben Ahmetajt, ka reaguar edhe shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu.

Ai shkruan se pse nuk janë arrestuar akoma pronari faktik i inceneratorëve Erion Veliaj dhe pronari dhe arkitekti i të gjithë aferës Edi Rama.

Balliu: Pas deklaratave te zv. kryeministrit dhe ministrit prej 8 vitesh te Edi Ramës lind vetëm një pyetje: Pse nuk janë arrestuar akoma pronari faktik i inceneratorëve Erion Veliaj dhe pronari dhe arkitekti i të gjithë aferës Edi Rama?

Kur drejtësia nuk funksionon qytetaret duhet te marrin ne dore fatet e vendit për ta shpëtuar nga pushteti i korruptuar i qeverise te inceneratorëve.