Dosja “Buka”, shtyhet në GJKKO seanca paraprake për Arben Ahmetajn, ja data kur do të mbahet

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin pritet të marrë sot vendimin në lidhje me kalimin ose jo për gjyq të dosjes “Buka” të ish- zv. kryeministrit Arben Ahmetaj.

Seanca paraprake në ngarkim të ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj për dosjen “Buka sh.a” u shty, për shkak se mungoi prokurori i çështjes, nëdrsa u vendos të mbahet në 16 shkurt në orën 9:30. 

Sipas Prokurorisë ai ka abuzuar me detyrën në privatizimin e fabrikës. Në seancën e 18 janarit, avokatët e Ahmetajt kërkuan që gjykim të konsiderohet e pavlefshme. “Kërkesa për gjykim të konsiderohet e pavlefshme të kthehen aktet për hetim nga SPAK. SPAK ishte i paqartë në qëndrimin e tij,”, thanë ata.

Ahmetaj është shpallur në kërkim për çështjen e inceneratorëve, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.

Dje në një intervistë të dhënë për herë të parë për mediat shqiptare, Ahmetaj, nga arratia lëshoi akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi se po përdorej si ‘kokë turku’.