“Administrata ka frikë të flasë se e heqin nga puna” Dogjani: Sot po vidhet buxheti i shtetit

Në “Drejt” nga Luan Rama, Asllan Dogjani deputet i PD-së u shpreh se Opozita duhet kritikuar, patjetër ka shumë probleme, por shtoi se jemi në një sistem diktature. 

Dogjani: Opozita duhet kritikuar, patjetër ka shumë probleme. Opozita sigurisht, sikurse po kërkojmë që të jemi bashkëautor në reformën zgjedhore, dhe lista e hapura e të votojnë emigrantët. Duhet të përballemi me qytetarët.

Kemi një diktaturë. Administrata ka frikë të flasë sepse e heqin nga puna. Qytetarët nuk kanë mundësi që të kalojnë muajin. Nëse Berisha ka abuzuar me “Partizanin” të mbajë përgjegjësi, por sa partizanë janë sot? Sa po vidhet me buxhetin e shtetit sot? SPAK-un e mbështesim, por nuk duhet të marrë urdhra nga askush.