Dedaj: Opozita e deputetët i kanë ikur detyrës, kriza politika nisi në 2008 më ndryshimet kushtetuese

Në “Drejt” nga Luan Rama, Reldar Dedaj gazetar u shpreh se kjo krizë e ka burimin në 2008 me ndryshimet kushtetuese dhe u krijua një shoqëri piramidale nga kryetarët.

Dedaj: Kjo krizë e ka burimin në 2008 me ndryshimet kushtetuese dhe u krijua një shoqëri piramidale dhe pushteti i këtyre pushteti hapet poshtë. Kriza politike ka sjellë një krizë përfaqësimi të theksuar.

Opozita i ka ikur detyrës, deputetët e PD-së i kanë ikur detyrës. Deputetët janë në parlament për të propozuar dhe kritikuar, apo për të sqaruar dhe ne i kemi parë të larguar. Ka deputetë që nuk shkojnë në zona, se ia dinë për nder kryetarit të partisë.