Deputeti i PS-së, Krrashi e pranon: Investimet në disa qarqe i kemi pasur me pikatore

Në “Drejt” nga Luan Rama, Lavdrim Krrashi deputet i PS-së u shpreh se investimet publike në disa qarqe të vendit kanë qenë me pikatore.

Krrashi: Investimet publike Dibra i ka pasur me pikatore. Edhe pse ka përpjekje për investime më të mëdha. Të gjithë qeveritë deri më sot në investime në disa qarqe i kanë pasur me pikatore. Opozita sot është në një luftë civile, prandaj është i distancuar nga politika qytetari normal.