Shabani: Rama i pakontrolluar nga askush, duhen hequr politikanët që kanë probleme me drejtësinë   

Në “Drejt” nga Luan Rama, Endri Shabani nga Nisma Thurje u shpreh se nuk duhet të kishim arritur në këtë pikë, Edi Rama është kryetar i PS-së dhe kryeministër, dhe i pakontrolluar nga askush.

Shabani: Nuk duhet të kishim arritur në këtë pikë, Edi Rama është kryetar i PS-së dhe kryeministër, dhe i pakontrolluar nga askush. Ka një lloj  kontrolli që ka filluar tani nga drejtësia. Në vend që opozita të mbështesë opozitës, është në kushtet që duhet të mbrojë hallet e veta.

Këtu opozita dhe PD-ja, janë në një pikë dhe këtu betejë nuk është PS-PD, por mes një grupi njerëzish të ndershëm dhe një pjesë që kanë halle me drejtësinë. Kur kjo betejë të mbyllet do të kemi një pastrim të klasës politike dhe do të kemi një garë të pastër. Se tani palët politike kanë ushtarë dhe para droge, e këto duhen hequr me drejtësi.