Berisha: Lakejtë e Ramës kalojnë nga një studio në tjetrën duke bërë avokatinë e krimit, idhulli juaj është kryehajdut i Shqipërisë

Sali Berisha duke folur në tubimin qytetar, ka akuzuar analistët se shkojnë nga studio në studio duke mbrojtur vjedhjen e kryehajdutit, Edi Rama dhe duke bërë hajdutërinë e krimit.

Berisha: Miqtë e mi, çdo ditë e më e fuqishme bëhet drita, rrezja e dritës që ju shpërndani në katër anët e vendit. Për një shoqëri, në çdo situatë, nuk ka asgjë më të fuqishme se rrezen e dritës, se transparencën dhe ju këtu po e bëni në mënyrë të mrekullueshme. Ndaj unë ju përgëzoj ju, përgëzoj oratorët e mrekullueshëm për problemet që keni sjellë dhe sillni. Kjo rreze nxjerr në dritën e diellit para shqiptarëve, të gjithë shëmtinë e narkodiktatorit, regjimit të tij diktatorial, shëmtinë e instrumenteve të tij të krimit, Skapit dhe organeve të tjerë. Shëmtinë e lakejve që kalojnë nga një studio në tjetër, duke bërë avokatinë e krimit.

Amerikanizmi i tyre është për të vjedhur, për të bërë trafiqe droge. Këta janë llumi i shoqërisë shqiptare, këta nuk kanë asnjë vlerë. Ja ku jeni tani, ja ku e keni idhullin tuaj, kryehajdut të Shqipërisë, ja ku e keni kryetar të skandalit më të madh të shekulit. Ja ku e keni, të denoncuar nga drejtësia e mbarë botës. Ndaj edhe njëherë, mirënjohjen më të pakufishme në Rrugën e Shpresës, ringjallët pluralizmin, ringjallët forcën, ringjallët besimin e shqiptarëve. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria!