Xhixho: Nderi të bashkohesha në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit, SHBA busulla e demokracisë

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho shkruan se kishte nderin të bashkohesha në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit, së bashku me shumë kolegë e miq nga 127 vende të botës.

Xhixho: Sot në Uashington DC, pata nderin të bashkohesha në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit, së bashku me shumë kolegë e miq nga 127 vende të botës.

Një kënaqësi e veçantë të dëgjoja fjalimin e Presidentit të SHBA, z.Joe Biden, i cili ndër të tjera i vuri theksin thirrjes për solidaritet, paqe dhe unitet mes kombeve.

Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithnjë busulla e demokracisë, si partneri ynë strategjik, duke punuar së bashku drejt qëllimeve të përbashkëta dhe një të ardhmeje më të ndritshme.