Nga Uzbekistan në Arabi te Al Orobah, Ora News mëson detajet e transferimit të Rubin Hebajt
Pas shkëlqimit në Uzbekistan, Rubin Hebaj ndryshon skuadër duke kaluar në Lindjen e Mesme.
Sulmuesi shkodran është futbollisti më i ri i ekipit të Al Orobah, që militon në Ligën e Dytë të futbollit saudit.
Për të siguruar shërbimet e tij, ora neës mëson ekskluzivisht se Al Orobah pagoi plot 300 mijë Euro, pasi ai ishte nënkontratë me ekipi e Andijan.
Hebaj mbylli një sezon fantastik duke u shpallur lojtari i vitit në Uzbekistan. Në 27 ndeshje me fanellën e Andijan, shkodrani realizoi 14 gola, ndërsa dha edhe tri 3 asiste.
Ish-sulmuesi i Shpresave të Shqipërisë, vendosi të pranoj ofertën e klubit arab, që tejkaloi pritshmërit e tij financiare.
Mbi të gjitha Arabia Saudite është kthyer në një ligë tërhqëse për shumë futbollistë europian, që kanë vendosur ta vazhdojnë aty karrierën.
Al Orobah, milion në Ligën e Dytë saudite, dhe aspiron promovimin në elitë. Aktualisht pozicionohen në vendin e pestë në kampionat, me 32 pikë në 19 ndeshje, vetëm 1 pikë larg nga vendit të tretë që të siguron një biletë për në Superligë, ku aderojnë yjet e futbollit Europian, si Kristiano Ronaldo, Benzema, Nejmar, Mane e të tjerë.

