Shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë në tendera/ Ish-kryetari i bashkisë Kavajë, Roshi do përballet me GJKKO-në

Elvis Roshi ish kryetari i bashkisë Kavaje do të përballet me gjykaten e posacme.

Fati i hetimit dhe gjykimit të tij është në dorë të gjyqtares Rudina Palloj që është shortuar për të vendosur mbi kërkesën e Prokurorisë së Durrësit për ta pushuar hetimin.

Gjyqtari i Durrësit Sokol Mara shpalli moskompetencë duke ia kaluar për vendimmarrje GJKKO-së.

Ndërsa Prokurori i Durrësit Gëzim Çopa duhet të argumentojë kërkesën e pushimit të hetimeve para togave të zeza.

Ky procedim penal u regjistrua pasi Kontrolli i Lartë i Shtetit, pas një auditimi në Bashkinë e Kavajës evidentoi shkelje duke bërë kallëzim.

Procedimi i regjistrua për shpërdorim detyre e shkelje të barazisë në tendera.

Lidhur me seancën e parë në GJKKO ku kjo e fundit duhet të shprehet nëse i hap rrugë hetimit nga SPAK apo pranon kërkesën e akuzës së Durrësit për pushimin e hetimit, ajo nuk u zhvillua.

Nga SPAK, përfaqësues i akuzës është Elvin Gokaj, i cili do duhet të presë vendimin e GJKKO-së e cila nëse rrëzon kërkesën e Prokurorisë së Durrësit, i hap rrugën SPAK-ut për të vijuar hetimet mbi pretendimet e KLSH-së për dy vepra penale që dyshohet të jenë konsumuar nga ish-kryebashkiaku socialist e që kanë të bëjnë me një tender për pastrimin e qytetit.

“Ky i fundit, ne zbatim te programit te auditimit nr. 258 prot. date 16.03.2017, dhe shteses nr. 249/2 prot. te miratuar nga Kryetari i KLSH-së, ka kryer auditimin mbi regullshmerine dhe perputhshmerine financiare ne Bashkine Kavaje, për periudhen 01.01.2015-31.12.2016 dhe per ish komunat, te kaluar ne administrim te kesaj Bashkie, per periudhen nga 01.01.2013 deri 31.07.2015.

Sipas pales kallezuese, nga auditimi i ushtruar jane konstatuar shkelje te renda te dispozitave ligjore e nenligjore ne fushen e prokurimeve publike.

Per kete shkak, Kontrolli i Larte i Shtetit, i eshte drejtuar Prokurorise se Rrethit Gjyqësor Kavaje, nëpermjet shkreses nr.258/14, date
27.07.2017, me lende "Indicie per ndjekje penale mbi shkeljet e konstatuara nga ana e Bashkis Kavaje".

Prej këtej, sipas pales kallezuese, rezulton se: i) Në proceduren e prokurimit me objekt "sherbimi i pastrimit te qytetit" te zhvilluar ne daten 15.02.2016, me fond limit 147,519,416 leke (pa TVSH), titullari i Autoritetit Kontraktor, Z. Elvis Rroshi, ka miratuar proceduren dhe raportin permbledhes te KVO-së, si dhe ka shpallur prokurimin publik dhe kerkesat e LPP.

Konkretisht: fitues OE "Alko Impeks Genaral Construction" SHPK, në kundershtim me regullat e OE "Ekologica Albanta" SHPK i cili ka vetem nje mangësi, mungesen e kontrollit teknik te nje mjeti, por me vlere te ofertes ekonomike me te ulet (127,500,526 leke) dhe OE "Alko Impeks Genaral Construction" SHPK, i cili per dy mjete nuk ka paraqitur lejen e qarkullimit, nuk verteton se ka kryer kontrollin teknik dhe siguracionin e mjeteve, nuk verteton se ka paguar detyrimet per taksat vendore ne shtetin e Kosoves, nuk ka paraqitur deklarate se ky formular nuk aplikohet ne shtetin e Kosoves, ka oferten ekonomike më te larte (139,746,161 leke).

Titullant i Autoritetit Kontraktor Z. Elvis Rroshi, ka shpallur fitues OE "Alko Impeks Genaral Construction" SHPK, me me shume mangesi dhe oferte me te larte. Si pasoje, fondet publike nuk jane perdorur ne menyren e duhur, me nje vlere demi prej 12.245,635 leke”, thuhet në materialin hetimor.