INSTAT: Transporti ajror mbetet i preferuari në Shqipëri, ai hekurudhor është në tkurrje
Festat e fundvitit bene qe shume shqiptare te zgjidhnin te udhetonin përmes linjave detare, kjo edhe per shkak se shumë prej tyre zgjodhen të merrnin automjetet me vete.
Megjithate transporti ajror mbetet i preferuari.
Referuar raportit te Instat te dhenat tregojne se gjate 4 mujorit te fundit te 2023 ne hapësiren ajrore shqiptare kane fluturuar 66.262 avione me rreth 1 milionë e 800 mijë pasagjere.
Sa i takon trasportit detar shifrat rezultojne se 197.377 persona zgjodhen te udhetonin nepermjet trageteve.
Porti i Durresit qe ze 67% te udhetimeve ne linja detare, ndjekur me pas nga ai i Sarandes dhe Vlores.
Krahasuar me nentorin numri i pasagjereve që kanë zgjedhur të vijnë në Shqipëri përmes detit është afro 23 mije me teper.
Shifrat ne trasportin hekurudhor duket se jane ne tkurrje.
Te dhenat tregojne se vetem ne dhjetor ne keto linja kane udhetuar vetem 101 persona, 337 me pak persona se shtatori I 2023
Sipas të njëjtit raport, rezulton se në Shqipëri qarkullojnë 867,765 automjete, kryesiasht makina personale.
Merdedes Benz mbetet ende makina më e preferuar për shqiptarët, e ndjekur më pas nga “Volsvagen”.
Volvo dhe skonda janë më pak të preferuarat
