Sherr mes të rinjëve në Lezhë, plagosen dy prej tyre. Tre të tjerë shoqërohen në polici

Një konflikt i çastit mes 5  të rinjve në qytetin e Lezhës është shoqëruar me përdorimin e mjeteve të forta dhe plagosjen e dy prej tyre.

Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Tre personat e tjerë janë shoqëruar në polici.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta”, pranë Varrezave të Dëshmorëve.