Tiranë, shpërthim me tritol në një zyrë noterie në ish-Bllok (PAMJE)

Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në një zyrë noterie në ish-Bllok, rreth orës 04:00 të mëngjesit në një noteri, nuk ka të dëmtuar në njerëz.

Mësohet se lënda me eksplozive është vendosur jashtë derës së zyrës së noterisë, sakaq raportohet vetëm për dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.