“Kontrolli i SPAK” Shella: Duan të bëjnë publikun të mendojë se duhet frenuar prokuroria e posaçme

Në “Drejt” nga Luan Rama, Gerti Shella nga INFOCIP u shpreh se ata që e kanë konceptuar duan të bëjnë publikun që të mendojë se SPAK po punon më shumë se ç’duhet dhe duhet frenuar.

Shalla: Ata që e kanë konceptuar duan të bëjnë publikun që të mendojë se SPAK po punon më shumë se ç’duhet dhe duhet frenuar. Në aktet parlamentare nuk ka asgjë të shkruar, pavarësisht deklaratave të thëna në publik dhe medieve, as edhe një konsultim publik.

Në këtë kushte duhet ta marrim me rezervë këtë gjë. Unë besoj se kontrolli i institucioneve sjell një të mirë publike, por a është momenti që është një nga tre objektivat madhore të reformës që është garantimi i pavarësisë së institucioneve të reja gjyqësore. Mendoj se kjo është toksike. Reformat organike duan 10 vite për tu validuar nëse kanë arritur objektivat.