Diell dhe vranësira të ulëta, parashikimi i motit për sot

Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku lokalisht mund të ketë vranësira të ulëta.

Era do të fryjë nga veriu me shpejtësi prej 12-30 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 7°C.