Haxhiu: Shëndeti mendor është sfidë e kohës ku jetojmë, moment për sensibilizim

Psikologia, Jonida Haxhiu ishte e ftuar në studion e lajmeve në Ora News ku foli për problemet dhe trajtimet psikologjike.

Haxhiu u shpreh se problemet e shëndetit mendor janë sfida e kohës ku jetojmë.

Haxhiu: Janë pikërisht këto ngjarje ku kanë protagonist persona që kanë probleme të shëndetit mendor për të cilët deklarohen se nuk kanë qenë të diagnostikuar me problem të shëndetit mendor, janë pikërisht këto këmbanat e alarmit që na bëjnë të kuptojmë se shëndeti mendor është një nga sfidat e kohës ku jetojmë.

Ngjarje të tilla në tregojnë se është moment për tu ndërgjegjësuar për këtë gjë.

Shëndeti mendor nuk është thjesht slogan.