Problemet kardiake në rritje, Temali: Në popullatë nuk ka kulturë të kontrollit periodik të zemrës, jeta sedentare një nga shkaqet
Nga Lili Saraçi Përditësimi i fundit 30 Janar 2024, 10:18
Kardiologu, Indrit Temali në një intervistë në Ora News foli për problemet kardiake në rritje. Temali u shpreh se në popullatë nuk ka një kulturë të kontrollit periodic të zemrës.
Temali: Në popullatë nuk ka një kulturë të kontrollit periodik të zemrës.
Gjtihashtu edhe shkaqet shoqërore, jeta sedentare faktorët e rreziku po shtohen.
Në kuadrin e vdekjeve të papritura tek të rinjtë janë shkaqet e lindura skrukturore të zemrës.
Pra nuk është thjesht mungesa e kulturës shëndetësore, por është edhe dështimi në një farë mase i sistemit në ndarjen e kush ka rrezik për vdekje të papritur.
Është edhe neglizhenca e sistemit tonë shëndetësor, që nuk shikon të afërmit e parë në rang gjenetik sepse këto sëmundje nëse kapen mund të jenë të parandalueshme.
