DO VIJNË EMIGRANTËT!- Gjykata Kushtetuese: Marrëveshja Itali-Shqipëri është në përputhje me Kushtetutën
Gjykata Kushtetuese ka vendosur se marrëveshja Itali-Shqipëri është në përputhje me Kushtetutën.
SEANCA E SOTME
Gjykata Kushtetuese ka vijuar gjyqin me dyer të mbyllura për marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë sa i përket kampit të refugjatëve në Gjadër të Lezhës.
Traktati i Miqësisë Shqipëri – Itali i vitit 1995 ishte materiali I fundit që mori në shqyrtim trupa me nëntë anëtarë. Sipas përfaqësuesve të qeverisë ky është dokumenti mbi të cilin u realizua edhe pakti i pritjes së azilkërkuesve.
Por në dosjen e shqyrtuar në këtë seancë u vendos edhe kundërshtimi i opozitës ku thuhet se protokolli bie ndesh me traktatin pasi dokumenti i vitit 1995 bënte fjalë për flukset migratore që shkonin nga Shqipëria në Itali dhe jo me emigrantët e vendeve të treta.
Gjithashtu opozita ka dorëzuar si provë edhe një analizë të gjatë të “Amnisty International”, e cila thotë se protokolli në tërësi është në kundërshtim me të drejtat e njeriut.
Mbledhja me dyer të mbyllura të anëtarëve të Gjykatës u parapri me protesta të shoqërisë civile.
Dhe në përfundim të këtij ballafaqimi tanimë 9 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë vlerësuar se marrëveshja Rama –Meloni është në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë.

