Ditëlindja e Kadaresë, Nikolla: Jetë të gjatë shkrimtarit tonë të shquar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2024, 11:27
Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, uron shkrimtarin tonë të shquar, Ismail Kadare, me rastin e ditëlindjes.
“Sot është ditëlindja e shkrimtarit Ismail Kadare, emblemë e letërsisë, kulturës dhe qytetërimit shqiptar.
Përgjatë më shumë se shtatë dekadave, Kadare ka krijuuar një thesar letrar, kulturor e kombëtar, që e ngjiti letërsinë shqiptare në Olimpin e letërsisë botërore.
Rrallë gjendet në letërsi një shembull tjetër kur në veprën e një shkrimtari gjenden të gjitha epokat, nga kohërat e mjegullta të mitologjisë, në stinën më të fundit të kombit të vet dhe planetit.
Jetë të gjatë shkrimtarit tonë të shquar!”
