Mbështetës të liderit të opozitës, Sali Berisha, sërish tubim në rrugën poshtë banesës së tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2024, 18:39
Qindra demokratë janë mbledhur sërish në ditën e 28 të protestës, në mbështetje të Sali Berishës, pas vendimit me ‘arrest shtëpie’, për çështjen Partizani.
Rruga poshtë shtëpisë së tij e quajtur nga simpatizantë edhe si ‘Rruga e Shpresës’ mblodhi edhe sot demokratët, në atë që ata e quajnë si ‘rruga e rezistencës’ kundra narkoregjimit të instaluar nga kryeministri Edi Rama.