'Ndikimi malinj i Rusisë dhe Kinës në Ballkan'/ Mediu njofton tryezën me ndërkombëtarët

Kryetari i Partisë Republikane Famir Mediu ka ndarë në rrjetin social Instagram, moment nga fundjava me partner ndërkombëtar, me Kongresmenin Pete Sessions dhe Keith Self.

Krahas fotos Mediu, lajmëron se së bashku kanë organizuar në kongres në Capitol Hill ditën e mërkurë javën që vjen, forumin e përvitshëm me temë "Ndikimi malinj i Rusisë dhe Kinës në ballkan”.

Mediu shton se ky forum merr një rëndësi të vecantë mbas paralajmërimeve nga Presidenti, Biden, Kryetari i Këshillit ushtarak të NATOs, etj, për mundësinë e nxitjes nga Rusia të një konflikti në Ballkan.

Postimi i plotë:

Kënaqësi këtë fundjavë mes miqësh në drekë pune me Kongresmenin Pete Sessions dhe Keith Self

Ditën e mërkurë së bashku kemi organizuar në kongres në Capitol Hill ditën e mërkurë javën që vjen, forumin e përvitshëm me temë”Ndikimi malinj i Rusisë dhe Kinës në ballkan”

Ky forum mer një rëndësi të vecantë mbas paralajmërimeve nga Preaidenti, Biden, Kryetari i Këshillit ushtarak të NATOs etj për mundësinë e nxitjes nga Rusia të një konflikti në Ballkan.

Në këtë forum të cilin kam kënaqësi ta moderoj do marin pjesë kongresmenë Amerikanë, plrfaqësues nga Departamenti i Shtetit, eksperti i Balkanit Edëard Jospeh, ish drejtori i kundër Inteligjenvës në Këshillin e Sigurisë pranë Shtëpisë së Bardhë, Holden Triplett, zevendesi i Gjrneral Petraus, Gjenerali Mike Barbero, deputetë nga ballkani, Europa, Ukraina dhe Gjeorgjia, Presidentja e OSCE PA Pia Kauma etj.