“Brenda 2024, krijojmë këshillin e parë të zhvillimit strategjik”, ministri turk: Duhet të thellojmë bashkëpunimin mes dy vendeve
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani mirëpriti të hënën në Tiranë homologun turk, Hakan Fidan.
Në një deklaratë për mediat, ministri turk vuri theksin tek marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve ndërsa theksoi se brenda 2024-ës do të krijojnë këshillin e parë të bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.
“Ne kemi një bashkëpunim në sektorë të ndryshëm dhe marrëdhënie shumë të mira.
Kemi pasur mundësi të marrim pjesë në projekte të përbashkëta. Sot bëmë një takim frytdhënës, do të vazhdojmë takimet edhe me zotin kryeministër.
Gjatë këtyre takimeve, do të marrim në diskutim marrëdhëniet e mira që t’i çojmë në një nivel më të lartë. Do të kërkojmë bashkëpunim në fusha të ndryshme.
Është e rëndësishme miqësia midis dy vendeve.
Shqipëria dhe Turqia si shtete janë të lidhura nga ana historike. Në këtë ka ndihmuar edhe solidariteti midis presidentit dhe kryeministrit Rama.
Kjo është një platformë e mirë për të zhvilluar më tutje bashkëpunimin.
Kemi zhvilluar marrëdhënie në shumë fusha, jemi të vendosur për t’i zhvilluar më tej këto bashkëpunime.
Ka shumë fusha ku do të punojmë në mënyrë të pandërprerë, sidomos marrëveshja për njohjen e patentave apo çështjen në lidhje me vizat.
Marrëdhënia midis dy vendeve janë të bashkuara tek besimi tek njëri-tjetri.
Kemi krijuar disa mekanizma të caktuara dhe qëllimi është që brenda 2024 të zhvillojmë këshilin e parë të bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik.
Shpresojmë që edhe tregtia të arrijë deri në 2 miliardë dollarë.
Dje në mbrëmje patëm një takim edhe me biznesmenët turq, ku diskutuam rreth aktiviteteve për mundësitë e investimit në Shqipëri.
Ne këtë kapacitet duhet ta zhvillojmë edhe më shumë.
Nga ana tjetër, ne bëmë diskutime edhe për tema të tjera si lufta kundër terrorit apo çështje rajonale.”, u shpreh ministri turk.
