Ditëlindja e Kadaresë, Bajram Begaj: Jetë të gjatë dhe shëndet shkrimtarit tonë të madh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2024, 10:17
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uron shkrimtarin Ismail Kadare me rastin e ditëlindjes së tij me rastin e 88 vjetorit.
“Jetë të gjatë dhe shëndet shkrimtarit tonë të madh, Ismail Kadare!
Universi i tij i mrekullueshëm letrar i përcolli Shqipërinë perëndimit, nëpërmjet Ilirisë, legjendave ballkanike, Homerit në epopetë shqipe dhe Eskilit në dramat e kohëve moderne.
Kadare është një urë e fortë dhe e bukur e jona me perëndimin.
