Hasani me homologun turk: Bashkëpunim i ngushtë me Turqinë, vlerësim për njohjen e Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani thotë se marrëdhëniet e Shqipërisë me Turqinë janë të shkëlqyera.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Tiranë me homologun turk, Hakan Fidan, Hasani u shpreh se mes dy vendeve ka një miqësi historike dhe solide.
“Mirënjohje për faktin që Turqia mike na është gjendur pranë në ditët më të vështira.
Marrëdhëniet mes dy vendeve tona, në çdo fushë, janë të shkëlqyera në rritje dhe në konsolidim.
Ky takim e forcon karakterin strategjik, bashkëpunimin në të gjitha fushat.
Intensifikimi i dialogut politik mes nesh është rritur me një besim kuptimplotë.
Diskutuam për bashkëpunimin në fushën ekonomike, investimet turke arrijnë në 3.7 miliardë euro.
Kostatuam se niveli i shkëmbimit të tregtisë është 760 milionë euro, besojmë se nuk pasqyron potencialin ekzistues të dy vendeve.
Jemi vendosur që ky tregues të kalojë shifrën 1 miliardë euro.
Diskutuam për bashkëpunimin rajonal.
Dua të vlerësoj Turqinë për mbështetjen për njohjen e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Përshëndesim edhe vendimin e parlamentit turk për anëarësimin e Suedisë në NATO.
Faleminderi ministër për këtë vizitë dhe bisedë të ftyrshëm që patëm sot”, theksoi ai.
