E rëndë në Divjakë/ Makineria e paketimit të ushqimeve i merr jetën 53-vjeçarit, punonjësit shpërthejnë në lot të tronditur. PAMJET

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Divjakë, në ambientet e një subjekti ku paketohen produkte ushqimore.

Mësohet se shtetasi I.L., 53 vjeç, punonjës në këtë subjekt u dëmtua rëndë teksa po punonte në një nga makineritë.

Ai u transportua për në spital, por nuk mundi t’iu mbijetojë plagëve të marra duke humbur jetën.

E rëndë në Divjakë/ Makineria e paketimit të ushqimeve

Sakaq, në vendngjarje ndodhet një grup hetimor që po sqaron rrethanat e aksidentit tragjik në punë.

Ndërsa nga pamjet e siguruara nga “Ora News” shihen dhe koleget e të ndjerit teksa qajnë nga tronditja në oborrin e punishtes.

Njoftimi i Policisë Divjakë/Informacion paraprak

E rëndë në Divjakë/ Makineria e paketimit të ushqimeve

Rreth orës 10:00, në ambientet e një subjekti për paketimin e produkteve ushqimore, në pronësi të shtetasit R. J., dyshohet se aksidentalisht, është dëmtuar nga një makineri, punonjësi i subjektit, shtetasi I. L., 53 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.