E rëndë në Tiranë, një grua 50-vjeçe bie nga kati i dytë i banesës dhe ndërron jetë

Një grua rreth 50 vjeçe dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. 

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.01.2024, në rrugën "Allaman Dervishi", dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës, shtetasja K. M., 50 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.