Rama bashkëbisedim me gazetarët shqiptarë: Zelensky së shpejti në Tiranë, Samit në mbështetje të Ukrainës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2024, 14:12
Në përfundim të tryezës së përbashkët mes vendeve të Ballkanit dhe Bashkimit Evropian që u mbajt paraditen e kësaj të hëne në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut, kryeministri Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët e medieve shqiptare, ku foli për projektet e përbashkëta rajonale.
Rama theksoi se shumë shpejt do të mbahet në Tiranë një samit për Ukrainën.
Edi Rama: Po përgatisim një samit në Tiranë për Ukrainën dhe do të jetë i pranishëm Zelensky dhe në këtë hark kohor do të kemi një takim tjetër me liderët e rajonit. Për të vazhduar të punojmë me ritmin e përshpejtuar. Të mbyllim këtë paketë për të bërë ne punën tonë. Samit në mbështetje të Ukrainës.
Lajmi në përditësim...
