U qëllua në dorë në 21 janar, gazetari Fatos Mahmutaj paraqitet në SPAK

Është paraqitur pasditen e sotme në Prokurorinë e Posaçëm SPAK edhe gazetari Fatos Mahmutaj, i cili u plagos në dorë në 21 janar.

13 vite nga ngjarja tragjike në Bulevard, ku katër protestues mbetën të vrarë nga të shtënat  e punonjësve të shtetit, Mahmutaj do të pyetet në SPAK pasi Prokuroria e Tiranës dhe SPAK kanë marrë nën hetim çështjen.

Sipas Mahmutajt nga kryeministria u qëllua me breshëri nga gardistët, e ndërsa plumbat kapën pranë tij edhe Hekuran Dedën, një prej viktimave të 21 janarit.