VIDEO/ Aksident i frikshëm në Tiranë, taksia përplas këmbësorin te Ministria e Jashtme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2024, 10:44
Një aksident është shënuar paraditen e kësaj të hëne në afërsi të Ministrisë së Jashtme në Tiranë.
Nga pamjet e siguruara nga “Ora News” mësohet se një automjet e shërbimit taksi ka përplasur në person të moshuar i cili po priste rrugën nga ura e Lanës në trotuarin e segmentit të Unazës.
