Plagosje me armë zjarri në fshatin Bruz të Krujës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2024, 14:15
Plagosje me armë zjarri në fshatin Bruz të Krujës. Fshati në fjalë ndodhet në Zall të njësisë administrative Cudhi të Krujës.
Nuk dihet ende identiteti i të plagosurit apo rrethanat e ngjarjes, por forca policie dhe autoambulanca janë nisur drejt ku ndodhi krimi.
"Më datë 22.01.2024, rreth orës 13:00, në fshatin Bru Zallë, Krujë, shtetasi I. K., 52 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, shtetasin A. A., 42 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes." - njofton policia.