Ankimoi vendimin për refuzimin e lejes së betimit si kryebashkiak, Apeli shtyn seancën për Fredi Belerin
Nga Edison Vatnikaj Përditësimi i fundit 22 Janar 2024, 12:56
Gjykata e Posaçme e Apelit shtyn për në 24 janar shqyrtimin e ankimit të Alfred Belerit kundër vendimit që i refuzoi lejen e posaçme për t’u betuar si kryebashkiak.
Seanca në Apel dështoi pasi përfaqësuesi ligjor i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ka qenë pa prokurë.
