Dy turistë zviceranë bllokohen në malin e Korabit, shpëtohen nga forcat dhe dërgohen tek Trauma

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, për kërkimin e dy turistëve zviceranë, të bllokuar pranë malit të Korabit, u nisën 7 forca të policisë së rendit, 2 forca të policisë kufitare dhe disa banorë të zonës së njësisë administrative Kala e Dodës.

Dy turistët u gjetën në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Strukturat Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit janë angazhuar në orët e para të mëngjesit për të vlerësuar mënyrën e ndërhyrjes, për shkak të terrenit të vështirë.

Pas përpjekjeve të përbashkëta të efektivëve, policisë dhe KFOR, të angazhuar në operacionin e shpëtimit të turistëve zviceranë është bërë e mundur tërheqja e tyre nga vendi ku ishin bllokuar. Ata janë transportuar për ndihmë shëndetësore në Spitalin e Traumës.

Dy turistë zviceranë bllokohen në malin e Korabit, shpëtohen