Nga Korça në Tiranë, zbulohet skema e mashtrimit në shitblerje apartamentesh, 3 në pranga
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2024, 15:54
Tre shtetas kanë rënë në prangat e policisë, mesditën e sotme. Një operacion nga Strukturat e Krimit Ekonomik dhe Operacionales së Drejtorisë së Tiranës, në bashkëpunim me komisariatin e Pogradecit, kanë bërë të mundur arrestimin e tre personave në fshatin Starovë të Pogradecit.
Rasti lidhet me një skemë mashtrimi lidhur me shitje e blerje pronash në Tiranë, si edhe falsifikim dokumentesh. Mësohet se shifrat e mashtrimit arrijnë në mbi 200 mijë euro.
Kanë qenë policia e qytetit liqenor që së bashku me forcat nga Tirana kanë lokalizuar tre personat duke i arrestuar, ndërsa po dërgohen për veprime të mëtejshme në drejtorinë e policisë Tiranë.