Zjarr në një shkollë në “Don Bosko”, dyshimet e para
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2024, 12:03
Një vatër zjarri është regjistruar në një shkollë në ‘Don Bosko’ në Tiranë. Ngjarja raportohet se ka ndodhur paraditen e sotme. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga ngjarja.
Pas sinjalizimit, zjarrfikësja dhe policia shkuan në vendngjarje, ndërsa u bë e mundur lokalizimi dhe shuarja e zjarrit.
Disa raportime thonë se shkak është bërë rrjeti elektrik e të tjerë thonë se ka qenë shpërthimi i kaldajës.
