Di Canio del kundër Mourinhos: Rezultatet e tij te Roma ishin të tmerrshme, krijoji përçarje mes tifozëve

Paolo Di Canio, si zakonisht, nuk kursehet në deklaratat e tij. Këtë herë objekt i kritikave të tij ishte Jose Mourinho.

Nga studio e “Sky Calcio Club”, ish-sulmuesi italian kritikoi, jo për herë të parë, veprimet e ish-trajnerit të Romës, duke i cilësuar rezultatet e marra si “të tmerrshme” dhe dëmtuar marrëdhëniet me disa futbollistë.

Komentatori foli edhe për ekipin nga pikëpamja taktike, duke sugjeruar se 4-3-3 i propozuar nga De Rossi është një skemë shumë më e përshtatshme për karakteristikat e lojtarëve në skuadër.

“Rezultatet e marra ishin të tmerrshme. Gjithçka u prish, u ftoh raporti mes trajnerit dhe lojtarëve. Trajneri foli keq për ekipin, atëherë si të hidheshin në zjarr për të? Lojtarët i hodhën ujë zjarrit për ta fikur.

Mentaliteti ka qenë gjithmonë në rënie, sepse kemi dëgjuar për kundërshtarë vazhdimisht superiorë. Mos të flasim për fotot fëmijërore në rrjetet sociale. Unë kam shumë miq romanistë dhe ata ishin shumë të lumtur kur Mourinho erdhi, por mezi prisnin që të largohej.

Mourinho krijoi diçka shumë përçarëse edhe mes tifozëve. Në nivel taktik, pastaj, dukej se Mourinho mund të përdorte vetëm një skemë për formacionin. Duke folur me një mikun tim agjent, i thashë: Pse nuk luan me 4-3-3? Kjo Romë mund ta bëjë këtë.

Në skuadër shoh djem të aftë. Mbrojtës të krahut, që kanë fituar kampionate diku tjetër, mesfushorë fizikë si Cristante dhe afrimi Paredes…

Pellegrini, në sistemin e De Rossit, mund të jetë si Hamsik i Napolit, ndërsa Dybala mund të jetë Messi i Barcelonës. Mjaftuan dy seanca stërvitore për ta ndryshuar fytyrën e Romës. Së paku, ne shohim diçka ndryshe nga jashtë”, tha Di Canio.