Kristal Abazaj tregon për herë të parë se çfarë ndodhi te Anderlehti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2024, 22:46
Në “Ora Sport” nga Altin Sulçe, futbollisti Kristal Abazaj u shpreh se ka shkuar 19 vjeç te Anderlehti. Po të isha sot nuk do të shkoja te Anderlehti.
Abazaj: Kam shkuar 19 vjeç te Anderlehti. Po të isha sot nuk do të shkoja te Anderlehti. Nuk a të bëjë ekonomia, ka qenë një moment shumë vendimtar, por ka qenë trajneri i Anderlehtit që më bindi se kam qenë më të 3-4 orë në zyrë.
Të vish nga Luftëtari dhe të shkosh te kampionët e Belgjikës së nxjerrë lojtarë shumë të mirë. Ata kanë kontrata me Nike, makina Audi, kemi pasur kontrata personale të çmendura dhe ka një kulturë tjetër. Ritmi atje shumë i vështirë se dukej si një mini-Angli.